Check also

Si të stilojmë shallin në mënyra të ndryshme

Scarves

Aktualisht jemi në dimër dhe temperaturat janë të ulta. Një nga aksesorët më të domosdoshëm për këtë sezon është shalli. Kështu që sot do t’ju mësoj disa mënyra të thjeshta dhe me shumë stil se si të vendosni shallin.

Nisim me stilin e parë:

1. Vendoseni shallin përreth qafës.
2. Një anë të shallit lëreni më të gjatë (sa më të gjatë? aq sa të keni mundësi ta kaloni atë dy herë përreth qafës). Pastaj rrotullojeni dy herë përreth qafës.

Classic1to2

3. Formoni një nyje me dy fundet e shallit. Nyjen kalojeni poshtë shallit, kurse cepin më të gjatë të shallit lëreni të dukshëm.

Classic3to4

Stili i dytë:

1. Vendoseni shallin përreth shpatullave dhe rrotullojeni rreth qafës duke i lënë të dyja anët e shallit të barabarta.

Boho1to2

2. Bëni një nyje si në foto:

Boho2(1)

3. Tërhiqeni rrethin tjetër dhe vendoseni mbi nyjen.

Boho3to4

Stili i tretë:
(hapi 1 dhe 2 janë njësoj si në stilin e parë.)

1. Vendoseni shallin përreth qafës.
2. Një anë të shallit lëreni më të gjatë (sa më të gjatë? aq sa të keni mundësi ta kaloni atë dy herë përreth qafës). Pastaj rrotullojeni dy herë përreth qafës.

Classic1to2

3. Anën më të gjatë te shallit kalojeni dhe lidheni si në foto:

Prep3abPrepfin

Stili i katërt:

1. Vendoseni shallin përreth shpatullave duke i lënë të dyja anët e shallit të barabarta.
2. Me dy fundet e shallit krijoni një nyje të dyfishtë.

Modern1to2

3. Kryqëzojeni dhe kaloni rreth qafës për të përfituar pamjen si në foto:

ModernFin

Stili i pestë:
(E merrni dot me mend? Përsëri hapi 1 dhe 2 janë njësoj si në stilin e parë.)

1. Vendoseni shallin përreth qafës.
2. Një anë të shallit lëreni më të gjatë. Pastaj rrotullojeni dy herë përreth qafës.

Classic1to2

3. Rrotullojeni dy herë përreth qafës dhe tërhiqeni shallin poshtë derisa të mbuloni anën më të shkurtër.

City2a(1)

4. Rrotullojeni anën e gjatë të shallit rreth qafës duke e futur atë nga poshtë si në foto:

CityFin

Burimi: lulus.com

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *