Check also

Lëngje frutash dhe smoothies, për një trup të bukur dhe të hidratuar

Gjatë verës për shkak të temperaturave të larta, organizmi ynë ka nevojë për shumë ujë dhe lëngje për të shuar etjen dhe për të mbajtur trupin sa më të hidratuar.

Domosdoshmëri gjatë këtij sezoni janë lëngjet e freskëta të frutave, të cilat përveçse  janë të shëndetshme dhe shumë të pasura me vitamina dhe minerale, janë edhe shumë të shijshme.

Nëse doni të mbani trupin tuaj në formë, ju me siguri e dini se lëngjet e gatshme të frutave duhen lënë mënjanë pasi ato përmbajnë shumë konservantë dhe lëndë kimike të dëmshme për organizmin, si dhe përmbajnë shumë sheqerna të këqija e kalori, duke ndikuar kështu në shtimin në peshë vetëm me disa gota lëngjesh të gatshme.

Prandaj ajo që mjekët dhe dietologët këshillojnë janë lëngjet e freskëta dhe smoothies të frutave dhe perimeve, të pregatitura në kushte shtëpie, pasi lëngjet natyrale duhen konsumuar në çast.

Dyqantaxi.com na rekomandon mbi 50 modele të ndryshme shtrydhëse frutash, duke filluar nga ato manualet  e deri tek profesionalet, të cilat do ta bëjnë verën tuaj shumë më të bukur e të shëndetshme.

Dhe mjafton vetëm një telefonatë ose një klikim që produkti i preferuar të vijë tek adresa juaj kudo që ndodheni brenda vetëm pak orëve.

Ja disa nga modelet e larmishme të shtrydhëseve që mund të gjeni te Dyqantaxi.com:

1 . Shtrydhëse frutash Philips

Një shtrydhëse frutash e markës së njohur Philips, e cila lejon shtrydhjen e kokrrave të plota të frutit. Ka fuqi prej 700 W, kapaciteti i kontenierit të tulit të frutit 1.2 L dhe kapaciteti i gotës së lëngut 800 ml.

foto 1

2. Pajisje për pregatitjen e Smoothies Kenwood

Përmes kësaj pajisjeje ju mund të pregatisni një larmishmëri smoothies me produktet që dëshironi. Mund të shtoni fruta, fara dhe arra të ndryshme e të gjitha ti përzieni duke ruajtur të gjitha vlerat ushqyese të produkteve.

kenwood

 

3. Shtrydhëse Kenwood Slow Juicer

Kjo është një shtrydhëse e cila lejon marrjen maksimal të lëngut të frutave për shkak të rrotullimit optimal me 60 rrotullime në minutë. Ajo ka përparësinë dhe veçantinë e shtrydhjes me ngadalë me fuqi 250 W, gjë që mundëson pregatiten në të edhe të ushqimeve të ndryshme, reçelit etj.

slow juicer

 

4. Shtrydhëse manuale agrumesh Severin

Kjo shtrydhëse manuale ka 2 kupola të mëdha të diametrave të ndryshme për të gjitha madhësitë e frutave. Është ideale për të shtrydhur agrume të ndryshme, të tilla si: portokalle, limona etj. Zë pak hapësirë dhe është shumë e lehtë për tu pastruar.

shtrydhese agrumesh severin

 

5. Pajisje multifunkionale Kenwood

Kjo është një pajisje që përmbledh të gjitha nevojat në shtëpinë tuaj. Ajo funksionon si 5 pajisje së bashku: mikser, grirëse, shtrydhëse, blender dhe rrahëse, duke ju mundësuar të pregatisni lëngje frutash dhe smoothies, të grini sallatrat dhe gatime nga më të ndryshmet, madje edhe të pregatisni brumin për ëmbëlsirat.

pajisje multifunksionale kenwood

Burimi: Lady Albania

http://goo.gl/gez5By

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *