Check also

Paletat e përdorura, ja disa ide kreative se çfarë mund të krijoni

Paletat e vjetra po përdoren sa vjen e më tepër, duke shërbyer edhe si një zgjidhje financiare. Ato mund të bashkohen për të krijuar një pjesë të mobiljeve Brenda shtëpisë apo për kopshtin tuaj. Çfarë  është edhe më e bukura, kur druri i vjetër pikturohet mund të përshtatet më së miri me pjesën tjetër të dekorimit në shtëpinë tuaj.

Kur zgjidhni që të punoni me paleta të përdorura, jo vetëm që ndihmoni në rickilim, por edhe mbani gjallë  këtë ide kreative. Paletat mund të sherbejnë për të krijuar një dhomë me stil, edhe pa u pikturuar apo lyer.

Me paleta të përdorura dhe duke vepruar me kreativitet me to, mund të krijoni për veten tuaj një shtëpi të vogël, pa patur shpenzime të mëdha për materialet e ndërtimit dhe për mobilimin. Çdokush mund ta pëlqejë dhe të zhvillojë dëshirën për të punuar me paletat, si një mundësi për të kursyer dhe pse jo për të shërbyer edhe si një ide biznesi.

Gjithmonë duhet të jeni të kujdesshëm kur përdorni paletat, mos harroni t’i pastroni mirë ato dhe t’i lyeni me llak për ta bërë drurin më të qendrueshëm. Shikoni këto  ide që mund t’i realizoni shumë thjesht për t’i patur në shtëpinë tuaj.

Mund të krijoni një karrige.

AD-Furniture-You-Can-Create-Using-Old-Pallets-01A

Mund të krijoni një raft dhe ta ngjyrosni me bojë të zezë ose ngjyra të tjera.

AD-Furniture-You-Can-Create-Using-Old-Pallets-02

Krijoni komodinën me disa sirtarë për sendet tuaja.

AD-Furniture-You-Can-Create-Using-Old-Pallets-03

Përdor një paletë të përdorur si mbajtëse peshqiri.

AD-Furniture-You-Can-Create-Using-Old-Pallets-04

Një kosh mbeturinash.

AD-Furniture-You-Can-Create-Using-Old-Pallets-05 (1)

Rafte për produkte kozmetike.

AD-Furniture-You-Can-Create-Using-Old-Pallets-06

Perdorni paletat për të krijuar një tavolinë ngrënieje.

AD-Furniture-You-Can-Create-Using-Old-Pallets-07

 

Mund t’i përdorni paletat për të zbukuruar ambientin jashtë.

AD-Furniture-You-Can-Create-Using-Old-Pallets-10

Përdorni paletat e vjetra për të organizuar veglat dhe mjetet tuaja të punës.

AD-Furniture-You-Can-Create-Using-Old-Pallets-14

Krijoni nja tavolinë punë plot ngjyra.

AD-Furniture-You-Can-Create-Using-Old-Pallets-16

 

Mund të krijoni edhe një pasqyrë duke bashkuar paleta të vjetra.

AD-Furniture-You-Can-Create-Using-Old-Pallets-18

Burimi:architecturendesign.net

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *