Check also

Pajisjet sportive që duhet ti keni në shtëpinë tuaj  

Aktiviteti  fizik është shumë i rëndësishëm për mirëmbajtjen e trupit në formë dhe për mirëqënien e përgjithshme shëndetësore.

Nëse e keni të pamundur të shkoni vazhdimisht në palestër për shkak të orareve të zgjatura në punë apo për shkak të angazhimeve tuaja familjare, ju mund të mbani trupin tuaj në formë edhe duke u stërvitur në kushtet e shtëpisë.

Për këtë arsye, Dyqantaxi.com na sugjeron pajisjet më të rëndësishme sportive, që çdokush duhet ti ketë  në shtëpinë e vet, nëse dëshiron të merret me aktivitet fizik dhe e ka pasion sportin.

  1. Tapet për joga dhe fitness

Një tapet i domosdoshëm nëse dëshironi të merreni me joga apo me ushtrime fitness në shtëpi. I lehtë, me trashësi 8 milimetra dhe përmasa: 61 x 183 cm, dhe komod në transportim në rast se dëshironi ta merrni me vehte në udhëtimet tuaja.tapet joga

  1. Top i gomuar për ushtrime fizike

Një top i gomuar, ideal për ushtrime fizike në kushtet e shtëpisë. Ju ndihmon të stërviteni dhe njëkohësisht ju relakson falë materialit elastik dhe rezistent. top gome 2

  1. Shtanga dore me vibrim

Kjo është një pajisje revolucionare, që sjell palestrën në shtëpinë tuaj. Shtanga dore me vibrim që shtrihet në të gjithë trupin dhe vetëm me 6 minuta ushtrime të lehta në ditë, ju do të tonifikoni krahët, supet dhe gjokset.  shtanga dore

  1. Set susta dhe vegla force

Ky set pajisjesh do t’ju ndihmojë të mbani trupin tuaj në formë dhe të bëni ushtrime fizike në kushtet e shtëpisë. Janë shumë të lehta në transportim dhe mund ti keni gjithnjë me vehte në çdo udhëtim.susta dhe vegla force

  1. Pajisje multifunksionale Iron Gym

Përmes kësaj pajisjeje ju do ta sillni palestrën në shtëpinë tuaj. E dizajnuar me material të fortë çeliku, kjo pajisje instalohet në ambjente të ndryshme të shtëpisë dhe përshtatet për disa lloje të stërvitjesh për tonifikimin dhe forcimin e muskujve të gjoksit, supeve, krahëve dhe këmbëve.pajisje multifunksionale

  1. Rrip dobësimi Vibatone

Vibratone është pajisja e duhur që ju ndihmon të dobësoheni edhe kur nuk keni kohë të merreni me aktivitet sportiv. Ju mund ta përdorni atë ndërkohë që jeni duke punuar, duke lexuar apo duke u relaksuar. Ka 5 nivele shpejtësie vibrimi dhe peshon vetëm 1,3 kg, prandaj mund ta merrni me vehte kudo që shkoni. rrip dobesimi

  1. Kamera dixhitale për aktivitete sportive

Nëse dëshironi të fotografoni dhe filmoni momentet tuaja më të bukura nga udhëtimet dhe aktivitetet tuaja sportive, kjo kamera dixhitale  është ideale dhe do t’ju shoqërojë kudo. Ka ekran HD, memorie 32 GB, lidhje me kabell dhe wireless, lente profesionale, si dhe është rezistente ndaj ujit deri në 30 metra thellësi.kamera sportive

  1. Karikues universal Goal Zero me bateri të karikueshme

Kush merret me aktivitete sportive esktreme apo kush bën udhëtime të gjata në natyrë, e ka të domosdoshme një karikues të tillë, për të pasur bateri në çdo rast dhe situatë. Ky karikues universal karikon bateritë AA nga panelet diellore ose nga çdo portë USB dhe më pas me të mund të karikohet telefoni, tableta, GPS etj. karikues universal

  1. Mbajtëse sportive për smartfonin

Një pasjisje ideale e cila ju lejon ta keni telefonin gjithnjë me vehte edhe kur jeni të angazhuar me aktivitet fizik. Ka një mbrojtëse speciale trasparente për ekranin që ju mundeson përdorimin e telefonit si dhe ka hapësirë për të vendosur fishat që ju nevojiten.  mbajtese sportive

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *