Check also

Ora inteligjente për sigurinë maksimale të fëmijës tuaj në çdo moment

Për çdo prind siguria e fëmijëvë të tij është mbase çështja më thelbësore në jetë, pasi  fëmijët janë shumë të shtrenjtë dhe ne do të dëshironim mbrojtjen dhe sigurinë e tyre maksimale në çdo moment. Pikërisht për t’iu ofruar një zgjidhje tejet inovative prindërve, Dyqantaxi.com sjell orën inteligjente Kids Watch, e cila lajmëron prindërit në çdo moment për vendodhjen e të shtrenjtëve të tyre.

Ora është e pajisur me një çip GPS, e cila njofton prindërit për vendodhjen e fëmijës në kohë reale. Madje  falë disa sensorëve inteligjentë brenda orës, ajo  lajmëron prindërit nëse një i panjohur apo fëmija është duke e hequr orën nga dora, duke sinjalizuar kështu prindin të marrë masa në një kohë sa më të shpejtë.

Gjithashtu orës mund t’i vendoset një kartë SIM, përmes së cilës fëmija mund të telefonojë 3 numra të paracaktuar vetëm duke shtypur një buton (P.sh. mund të paracakotohen 3 butona për të telefonuar Mamin, Babin ose Gjyshen). Ora gjithashtu ka butonin SOS, për çdo rast emergjence, nëse  fëmija ka humbur rrugën apo ka nevojë imediate për ndihmën tuaj.

ora

Gjithashtu kjo orë mund të pranojë  telefonata hyrëse nga 10 numra të cilët i paracaktoni ju.

Një e veçantë tjetër e kësaj ore inteligjente është se në çdo moment ju mund të telefononi fëmijën tuaj, pa dijeninë e tij dhe mund të dëgjoni se çfarë ndodh përreth tij.

Ju mund të paracaktoni një territor të sigurt për fëmijen tuaj dhe nëse  ai/ajo e kalon këtë territor, ora, bazuar nga të dhënat reale të GPS, sërish ju lajmëron në telefonin tuaj.

ora2jpg

Ora inteligjente për fëmijë ka një kartë memorie, e cila është  e mjaftueshme për të regjistruar të dhënat GPS deri në 3 muaj (Pra, itinerarin e plotë të lëvizjeve  që ka kryer fëmija juaj në 3 muajt e fundit).

Dhe nuk duhet të shqetësoheni nëse orës i mbaron karikimi, pasi bateria zgjat deri në 4 ditë.

Ora mund të përdoret me pajisjet Android ose iOS.

Për më tepër informacione rreth mënyrës së përdorimit të orës inteligjente si dhe për porosi nga Shqipëria dhe Kosova klikoni këtu.

Burimi: Lady Albania

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *