Check also

Metoda studimi shumë efikase

Ka shume menyra te ndryshme si te studjoni, sic ka edhe shume njerez te ndryshem. Marifeti, ama, eshte te gjesh metoden qe ju ndihmon me shume. Lista e meposhtme permban disa menyra qe kane ndihmuar me te shumten e njerezve.

– Studjoni ne te njejtin vend
Gjeni nje vend te qete, larg prej gjerave qe te terheqin vemendjen. Mund te jete nje tavoline e vogel ne dhomen tuaj,te shtriheni siper krevatit ose ne dyshemene apo tapetin e dhomes, gjeneralisht nuk jane vende te mira per te studjuar.

– Studjoni ne te njejten kohe
Zgjidhni ne cilen kohe te dites mund te perqendroheni me mire, dhe qe i pershtatet orarit tuaj. Perdore ate kohe c’do dite qe te studjoni.

– Perdorni nje kuti detyrash
Vendosini te gjitha pajisjet qe perdorni per te studjuar ne nje vend ku mund ti gjeni shume lehte. Mbajini ne rregull, gati per perdorim, qe te mos harxhoni shume kohe duke i kerkuar.

– Rri larg prej gjerave qe te terheqin vemendjen
Ju duheni te perqendroheni vetem tek detyrat tuaja dhe ne asgje tjeter. Televizori duhet te jete i mbyllur, dhe telefonatat duhen pergjigjur vetem pasi keni mbaruar se studjuari.

– Beni me te veshtirat ne fillim
Ne qofte se i druheni nje detyre te vecante, ose e dini qe kerkon me shume mundim, bejeni ate te paren. Truri juaj do te jete i fresket, dhe ne anen tjeter, ju s’keni pse shqetesoheni per ate kur jeni duke bere detyrat e tjera.

– Planifikoni projektet e gjata
Projektet e medhaja duhen ndare ne pjese me te vogla qe te jene me te lehta. Per shembull, keto pjese mund te perbehen nga gjera si mbledhje shenimesh, ose shkruajtje te nje bibiografie.

– Studjoni rregullisht
Detyrat nuk jane vetem ato qe ju ngarkohen te beni c’do nate. Nje kontrollim i shenimeve tuaja duhet te jete pjese e planit tuaj te detyrave. Kjo vetem merr disa minuta c’do dite, por ia vlen kur vjen koha per provime.

– Shkruani nje kontrate
Uluni me prinderit tuaj dhe shkruani nje kontrate detyrash ne fillim te c’do simestri. Keshtu vini ne shkrim synimet tuaja dhe cfare pritet prej jush.

– Planifikoni kohen e studjimit
Kur uleni te beni detyrat, beni nje orar te vogel qe tregon se si do e perdorni kohen qe keni.

www.science.com

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *