Check also

Maska për fytyrën bërë nga lëkura e shegës, përfitimet

Përdorimi i lëkurës së shegës ofron shumë benefite për kujdesin e lëkurës. Mund të përdoret si një produkt bukurie.

Mbron lëkurën nga rrezet e diellit, shmang edhe zhvillimin e kancerit të lëkurës.

Ja se si duhet ta përgatisni:

Lëkura e shegës thahet.

Hidhet në një enë dhe shtohet kremi ose vajra esencialë.

Më pas aplikohet në fytyrë para se të dilni jashtë.
-Parandalon puçrrat dhe aknet

Lëkura e shegës ka veti shëruese, prandaj mund të luftojë puçrrat, aknet dhe skuqjet në lëkurë. Ajo është e pasur me antioksidues të ndryshëm që luftojnë bakteret dhe infeksionet e tjera.

Përgatitja:

Thani lëkurën e shegës. Më pas i piqni pak tek një tigan.
Pasi të ftohen i bluani me anë të një mulliri.

Bëni një pastë me këtë pluhur dhe lëng limoni ose ujë trëndafili.

Aplikojeni pastën në fytyrë, sidomos aty ku keni akne ose puçrra.

Në fund e lani fytyrën me ujë të vakët.
-Parandalon rrudhat dhe shenja të tjera të plakjes

Studime të ndryshme kanë treguar se kur përzihen ekstraktet e lëkurës së shegës me vajin e farave, mund të krijojnë një maskë që parandalon enzimat të thithin kolagjenin dhe ndihmojnë në rritjen e qelizave të shëndetshme të lëkurës. Në këtë mënyra parandalohet dalja e shpejtë e rrudhave dhe shenjave të tjera të plakjes.

Përgatitja: Përzieni pak qumësht me dy lugë gjelle pluhur lëkurë shege të tharë në diell. Mund të shtoni ujë trëndafili në vend të qumështit nëse keni fytyrë të shëndetshme.

Aplikojeni maskën në fytyrë dhe lëreni derisa të thahet.Në fund e lani fytyrën me ujë të vakët.

 

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *