Check also

Manikyr bojëqielli të ndërthurur me ngjyrën e pjeprit (sweet)

Sot do t’ju tregoj sesi të bëni një model thonjsh unik dhe të thjeshtë për t’u realizuar. Është një model kaq i ëmbël, me një ndërthurje midis bojëqiellit dhe ngjyrës së pjeprit. Le të fillojmë nga puna 😛

Ju nevojiten:

  • manikyr i thjeshtë bojëqielli
  • manikyr i thjeshtë ngjyrë pjepri
  • manikyr të tejdukshëm

Hapat:

  1. Lyeni thonjtë me ngjyrën bojëqielli si fillim.
  2. Më pas, me anë të furçës së manikyrit ngjyrë pjepër, lyeni anën e thoit si në foto.
  3. Dhe në fund lyeni të gjithë gishtat me manikyr të tejdukshëm (para këtij veprimi prisni të thahen thonjtë).

 

 

ManiMonday3 (1)

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *