Check also

Librat këshillues për bibliotekën e prindërve

Të jesh prind është gjëja më e mrekullueshme, por në të njëjtën kohë edhe një sfidë e vertetë për çdo ditë. Bukinist sugjeron një listë me librat që çdo prind mund t’i ketë në bibliotekën e tij. Për këshillat e vyerve të autorëve, spikologëve apo specialstëve të ndryshëm.

Për mirërritjen dhe edukimin e duhur për çdo fëmijë, për mosha të ndryshme, këto janë disa nga sugjerimet:

Por këtu mund të gjeni edhe pafund libra të tjerë.

“Flisni me adoleshentët për gjërat e rëndësishme për ta” nga Jean Sunde Peterson 

Një guidë e shkëlqyer për t’u përdorur, i përgatitur me të rejat më të fundit për prindërit, psikologët, mësuesit që duan të lidhen socialisht dhe emocionalisht me adoleshentët. Tek adoleshentët problemet, si: stresi, identiteti, ndjenjat, vetëvlerësimi, raportet në familje, marrëdhëniet, sjelljet gjinore, personaliteti, zvarritja e punëve, abuzimi me substancat etj., janë shumë të rëndësishme dhe duan një vëmendje të posaçme nga të gjithë  prindërit, mësuesit, psikologë, familjarë dhe gjithë njerëzit që janë në jetën e adoleshentëve.

Fëmijë të sigurt nga Lira Gjika   

Një jetë si mjeke pediatre por edhe eksperte në edukim, Lira Gjika vjen me këtë libër që ka hyrë në çdo shtëpi dhe është bërë pjesë e të gjithë atyre prindërve vullnetmirë që duan të edukojnë me dashuri dhe me përkushtim fëmijët e tyre. Kjo është një detyrë e vështirë, sidomos në një shoqëri si e jona, dhe pikërisht për këtë arsye, ky libër vjen si një tërësi rekomandimesh, këshillash dhe përvojash të lindura dhe të përftuara në mjedisin që na rrethon. Edhe për këtë arsye, Dr. Lira Gjika ka merita të veçanta. 

Sekreti i fëmijëve të lumtur nga Steve Biddulph

Një libër që iu ndihmon të komunikoni me fëmijët tuaj nga koha kur ata janë foshnje, deri në moshën e adoleshencës. Ai ju bën të ndiheni më të sigurt në vetvete, më të fortë, më të dashur, më të qartë dhe më të çlirët si prindër.

Ose mund të zgjidhni një set librash, për këshilla tyë ndryshme. Dy nga rekomandimet e Bukinist janë si më poshtë:

Libra për fëmijë të shëndetshëm dhe të lumtur – një set me 3 libra

Seti përmban tre libra të përzgjedhe për aspektin shëndetësor, ushqyerjen dhe aspektin psikologjik, të cilat duhet të jenë si guida të pranishme në bibliotekën e çdo familje që ka fëmijë.

  1. “Si të kujdeseni për fëmijët tuaj” nga Robert H. Pantell, James F. Fries, Donald M. Vickery.

Një udhëzues i detajuar, me ilustrime, për kujdesin mjekësor të prindërve ndaj fëmijëve që nga shtatëzania deri në moshë të rritur, i cili plotëson nevojat me informacione dhe këshilla për çdo situatë. Rekomandime të vlefshme shëndetësore, të dhëna në një stil të këndshëm të shkruari, i udhëheqin prindërit me kujdes përgjatë foshnjërisë, fëmijërisë së hershme dhe periudhës së adoleshencës

  1. “Si t’i ushqejmë fëmijët në mënyrë të shëndetshme” nga Anita Bean.

Ky libër përmban këshilla për ushqyerjen e shëndetshme të fëmijëve dhe trajtimin e atyre që janë mbi peshë. Gjithashtu, është edhe një udhëzues për përgatitjen e vakteve pa shumë mundim. Të përgatitura nga prindërit dhe të shijuara nga fëmijët, recetat që do të gjeni këtu do t’ju ofrojnë ide të reja për një ushqyerje sa më të shëndetshme të fëmijëve tuaj

  1. “Sekreti i fëmijëve të lumtur” nga Steve Biddulph.

Ky libër iu ndihmon të komunikoni me fëmijët tuaj nga koha kur ata janë foshnje, deri në moshën e adoleshencës. Ai ju bën të ndiheni më të sigurt në vetvete, më të fortë, më të dashur, më të qartë dhe më të çlirët si prindër.

Librat që duan prindërit me adoleshentë në famije– set 3 libra

Seti përmban tre libra të cilat trajtojnë jo vetëm aspektet që kanë të bëjnë me edukimin e adoleshentëve, mënyrën e trajtimit të çështjeve delikate si seksi dhe dashuria, por edhe aspekte që kanë të bëjnë me trajtimin e druajtjes, frikës, etj. Sepse jeta është dhënë për tu gëzuar.

  1. “Flisni me adoleshentët për gjërat e rëndësishme për ta” nga Jean Sunde Peterson.

Libri është një guidë e shkëlqyer për prindërit, psikologët, mësuesit për të diskutuar në grupe të vogla e të mëdha me fëmijët dhe nxënësit adoleshentë

  1. “Si të flasim me adoleshentët për dashurinë dhe seksin” nga Amy G. Miron, Charles D. Miron.

Një udhërrëfyes i shkëlqyer për prindërit. Shumë prej tyre e kanë të vështirë, madje ndonjëherë edhe të pamundur, që t’u flasin fëmijëve të tyre adoleshentë për dashurinë. Por problemi bëhet edhe më i vështirë kur vjen fjala për seksin. Ndërkaq s’duhet harruar se jo gjithçka përfundon thjesht me komunikimin me të rinjtë. E rëndësishme është sesi dhe nga e marrin ata informacionin për dashurinë dhe seksin

     3.“Nuk kemi lindur për të vuajtur” nga Raffaelle Morelli.

Mënyra më e mirë për të kapërcyer dhimbjen është të përpiqesh të mos e flakësh tej. Kur ajo të mbërthen, ky libër të këshillon ti dorëzohesh, ti hapësh udhë. Me një gërshetim joshës të mençurisë dhe ngjarjeve nga jeta reale, autori ofron një këndvështrim mbi mënyrën se si mund të kapërcehet vuajtja. Për të mësuar “të vuash mirë” dhe për të dalë i përtërirë nga çdo përvojë e hidhur.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *