Check also

Kujdesi për trupin dhe flokët me oriz

Orizi përdoret në produkte të shumta kozmetike.  Ai shërben si një hidratues i mirë që i jep lëkurës energji dhe elasticitet. Gjithashtu mund të përdoret edhe për flokët, duke ndikuar në mënyrë positive në elasticitetin dhe forcimin e fijeve. Përmban gjitashtu sasi të mëdha të vitaminave B dhe E, si dhe elementë të tilla si hekur, magnez, fosfor dhe selen.

Ja disa receta që mund të bëni, për tu kujdesur për lëkurën dhe flokët tuaj.

Maskë për lëkurë të thatë

Ziejeni orizin deri sa të bëhet shumë i ujshëm. Nga masa e krijuar shtoni një gram në 50 ml krem natyral fytyre. Përforcoheni kremin me 2 ml vaj nga kokkrat e rrushit dhe 20 pika vaj esencial të barbarozës. Pasi të përzieni mirë të gjithë përbërësit, aplikoheni produktin në fytyrë të pastër dhe lereni për 10 minuta. Në vazhdim shpëlajeni me ujë. Maskën ruheni në frigorifer. Kjo maskë, sa herë që e përgatisni, duhet të aplikohet menjëherë në fytyrë, pasi përndryshe thith lagështinë dhe fillon forcohet.

homemade-facial-mask-for-dull-uneven-skin-riceflour-and-milk-pack

Për duar të buta

Përbërësit:

½ filxhan oriz
1 filxhan ujë të nxehtë
½ kastravec të paqeruar
¼ filxhan kungull
2 lugë qumësht

Në një enë përzieni orizin me ujin e nxehtë dhe lereni për një orë. Pasi ta kulloni, mos e hidhni ujin. Në blender përzieni kstravecin, kungullin dhe qumështin. Më pas shtoni ujin dhe orizin dhe përziejini mirë. Kur masa të jetë gati aplikojeni në duar dhe mbulojini ato me një qese ose doreza plastike. Lereni për 15 minuta dhe shpëlajini duart me ujë të nxehtë. Masa mund të ruhet në frigorifer për 4 ditë.

 

Rice-Treatment

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *