Check also

Kujdesi për flokët gjatë ditëve të plazhit

Vera dhe ditët e nxehta me diell janë ndikuese për flokët dhe dëmtimin e tyre. Ndaj gjatë stinës të verës duhet patur kujdes nga ekspozimi në diell, nga rëra dhe nga uji i detit.  Me këto këshilla mund tja dilni për të patur flokë të shëndetshëm dhe të bukur.

Mbani kapele

Është një aksesorët më të bukur dhe më të nevojshëm për ditët në plazh. Është mënyra më e mirë për të mbrojtur flokët nga dielli dhe nga era.

Përdorni mbrojtës me faktorë për flokët

Ashtu si lëkura edhe flokët kanë nevojë për produkte me faktor mbrojtës.

Përdorni lëng limoni

Përzierja e lëngut të limonit me ujin është shumë e mirë për të shpëlarë ujin e kripur dhe për t’i mbrojtur nga dielli.

Lagini flokët përpara zhytjes

Në mënyrë që të evitoni sa më shumë dëmtimin, përgatitini flokët tuaj duke i njomur përpara se zhyteni.

Kapini flokët gjithmonë

Kapja e tyre eviton ekspozimin e gjithë gjatësisë në diell.

Hiqni ujin e detit

Kripa është një nga shkaktarët e tharjes dhe nuk duhet të mbetet në flokët tuaj.

Mos përdorni tharësen e flokëve

Edhe pse është tunduese, përpiquni tharësen e flokëve të mos e merrni në valixhen tuaj të pushimeve. Duke u ekspozuar gjatë gjithë ditës në nxehtësinë e dielli, tharësja do të ishte e tepërt për flokët tuaj.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *