Check also

Kujdesi dhe pastrimi i fytyrës me patate e limon

Patatja ju shërben për ta pastruar, zbardhur fytyrën dhe për ta bërë atë më të shëndëtshme. Lëngu dhe tuli i patates janë një mënyrë e vjetër natyrale, e cila përdoret kryesisht për ta zbardhur dhe ndriçuar fytyrën, për të larguar njollat, për të përmirësuar shëndetin e lëkurës, për të ushqyer fytyrat që e kanë lëkurën yndyrore.

Tuli i patates dhe lwngu i limonit përmbajnë shumë vitaminë C, ndihmojnë që fytyra të ushqehet që nga brendësia, gjë që i jep shkëlqimin natyral nga jashtë. Ky kombinim është shumë efektiv dhe një nga të rrallët që heq hiperpigmentimin dhe njollat e errëta mbi lëkurë.

Një nga përfitimet kryesore është se të pastron lëkurën, largon qelizat e vdekura të saj dhe papastërtitë.

Lëngu i patates dhe limoni janë një ilaç natyral për zbardhimin dhe pastrimin e lëkurës të njohur së miri në botën medicinale.

Çfarë ju duhet? 

Vetëm një patate e vogël dhe një kokërr limoni

 

Përdorimi

Merrni një patate, qërojeni e grijeni, derisa ta ktheni në një masë me tul të butë. Në Shtrydhni një limon dhe lëngun e tij shtojani tulit të patates. Pasi janë përzier mirë mund t’i aplikoni në fytyrë pasi ta keni larë. Lërini të rrinë për 20 minuta dhe mund ta lani më pas.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *