Check also

Këshilla për një makeup të bukur në verë

Në ditët e nxehta të verës duhet të realizosh një makeup që të qëndrojë sa më gjatë. Për të patur një makeup perfekt dhe të bukur brenda pak minutave, për të shkëlqyer gjithmonë ndiqni këto këshilla.

Hidratimi
Sugjerohet përdorimi i një kremi mbrojtës me përbërje më të lehtë për ditët e verës. Krem hidratues me faktor mbrojtës. Mospërdorimi i tij do të ketë vetëm efekte negative për lëkurën.
Mund të përdorni një krem hidratues i cili përbëhet nga aloe vera dhe është i pasur me vitamine E , dhe nxit procesin e rigjenerimit të qelizave. Me faktor mbrojtes 10 SPF. Ai mbron dhe hidraton lëkurën. Fytyra është më e qetë dhe është gjithmonë e mbrojtur nga rrezet e dëmshme të diellit.

Përdorni kremi dite 
Një lëkurë e bukur është një lëkurë e butë dhe e relaksuar. Përdorimi i kremit arrin të depërtojë më në thellësi të lëkurës, duke e bërë atë më të butë, më të lëmuar dhe më me shkëlqim.  Kremi i jep energji dhe shkëlqim lëkurës.

Përdorni krem për sytë
Përdorimi i kremit në zonën delikate të syve zvogëlon rrathët e zinj dhe largon rrudhat. Lëkura forcohet dhe bëhet më rezistente. Ditë pas dite, vihen re ndryshimet që ndodhin në lëkurë, dhe ajo bëhet gjithmonë e më e bukur.

Kremi pudër
Gjatë verës këshillohet përdorimi i kremit pudër me përbërje të lehtë. Ai do të unifikojë pamjen e lëkurës tuaj, do t’iu dhurojë shkëlqim dhe mbulim.

Grimi i syve
Në verë, këshillohet vetëm përdorimi i rimelit gjatë ditës, ndërsa në mbrëmje, që të dukeni rrezatuese dhe shik, përdorni një ton për sytë me nuancat e tokës, penelin dhe lapsin për vetulla. Në fund, përdorni edhe tonin për faqet, në mënyrë që mollëzat tuaja të bien edhe më shumë në sy.

Buzët
Në këtë sezon veror, janë tendencë ngjyrat e ndezura që shprehin gjallëri, si: e kuqja, veçanërisht e kuqja koral, e cila i jep freski e dinamikë buzëve dhe lëkurës, dhe portokallia, me të gjitha tonalitetet e tyre.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *