Check also

Ushqimet që mund të konsumoni për më shumë energji gjatë ditës

Të zgjohesh plot energji në mëngjes për shumë persona është e vështirë. Për disa gjëja e parë që konsumojnë në mëngjes është kafeja.

Por, ka edhe disa ushqime të caktuara që do t’iu ndihmojnë që të zgjoheni në mëngjes dhe të nisni ditën me energji.

Drithërat

Drithërat janë një ushqim i mirë për mëngjes, që mund të ndihmojnë për t’iu zgjuar.

Sipas Wheatfoods.org, drithërat përmbajnë antioksidantë dhe mund të reduktojnë rrezikun e sëmundjes së zemrës, kancerit dhe diabetit.

Ushqime që përmbajnë drithëra  janë mielli i grurit të plotë, mielli i tërshërës dhe bullguri. Shtoni biskota me tërshërë me krunde dhe bukë me drithëra të plotë në vaktin e mëngjesit tuaj.

Vitamina C

Studime në Arizona State University në Tempe kanë treguar se ata që kanë përqindje të vogël vitamine C performojnë më mirë pasi fillojnë të marrin vitaminë C Disa ushqime që përmbajnë shumë vitaminë C janë portokalli ose lëngu i portokallit, gujava, luleshtrydhet, kivi dhe pjepri.

Proteinat

Rekomandohet që të përfshini proteina në mëngjesin tuaj, që të keni energji përgjatë orëve të ditës. Disa ushqime që mund të konsumoni janë: qumështi pa yndyrë, djathi, vezët dhe kosi me pak yndyrë. Konsumoni një mëngjes me shumë energji duke bërë omëletë me vezë, djathë. Shijojeni omëletën me bukë drithërash të plotë.

Nëse nuk keni kohë të konsumoni mëngjes ulur, mund të merrni një filxhan kos vaniljeje, 1 filxhan me qumësht me 2 % yndyrë, një banane mesatare (të prerë në copa), 2 lugë gjelle embrion gruri dhe dy lugë gjelle pluhur proteine. Shtoni akull dhe përziejini me boronica a manaferra. Përdorni kos me pak yndyrë ose qumësht pa yndyrë për të pakësuar numrin e kalorive në smoothie.

Hani ushqime me shumë proteina për të qenë në formë gjatë ditës. Hani ushqime të shpejtë ndërmjet vakteve, si: gjalpë kikiriku, të cilin mund ta hapni mbi bukë ose një mollë, fruta të thatë, bajame apo djathë.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *