Check also

Ja ku mund t’i gjeni librat kandidatë për Çmimet Kombëtare të Letërsisë.

Në datën 13 Dhjetor  do të zhvillohet ceremonia e ndarjes së Çmimeve Kombëtare Letrare në ambientet e Ministrisë së Kulturës. Dy çmimet që do të jepen janë për veprën letrare më të mirë të vitit, dhe për veprën letrare më të mirë të përkthyer.

Kandidatët të nominuar për çmimin “Vepra letrare më e mirë e vitit” dhe “Vepra letrare më e mirë e vitit e përkthyer” janë :

Kandidatët për çmimin “Vepra më e mirë e vitit”:

1.Fjalor udhëzues për misterin e dosjeve – Bashkim Shehu

Ngjarje e ndërthurura me motive mitologjike nga më të ndryshmet, lidhen me njëra-tjetrën si shtigjet e një labirinti, në qendrën e të cilit është misteri i dosjeve, shprehje të marrëzisë së kontrollit totalitar.

fjalor-udhezues-per-misterin-e-dosjeve

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

2.Gurit të varrit ia rrëfej – Agron Tufa

Libri prek temën e fatit të femrave të bukura në diktaturë, përdhunimin që zbret deri në nënvetëdijen e personalitetit.

gurit-te-varrit-ia-rrefej-1

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

3.Largësi ideale – Parid Teferiçi

Vlerësohet për prurje të qenësishme të një ligjërimi modern, me një strukturë dinamike e poetike, me pikëprerje origjinale edhe në artet e tjera.

largesia-ideale

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

4.Të gjthë premtojnë Parisin – Nasi Lera

Një roman i plotë, tronditës, bashkëkohor, tragjik, një simfoni pa asnjë notë të vetme false.

te-gjithe-premtojne-parisin

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

5.Tuneli i dhëndurëve – Shkëlqim Çela

41d0426xegl-_sx331_bo1204203200_

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kandidatët për çmimin “Vepra më e mirë e vitit e përkthyer”:

1.Bukë me sallam – Charles Bukowski – Iris Sojli

Bukë me sallam, romani i katërt i Charles Bukowski-t, botuar për herë të parë më 1982, me gjasë është libri më autobiografik dhe prekës i tij. Ai trajton kryesisht marrëdhëniet e vështira me të atin dhe fëmijërinë e hershme në Los Anxheles. Në këtë roman të ashpër, mizor e të dëshpëruar, por edhe ironik e moskokëçarës, gjithçka përballohet me tone të egra, pa gjetur asnjë ngushëllim.

buke-me-sallam

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

2.Fëmijët e mesnatës – Salman Rushdie – Ilir Baçi

Një sagë familjare e mahnitshme dhe një evokim mbresëlënës i një vendi të madh dhe popullit të tij: një mishërim brilant i komedisë njerëzore universale. “Fëmijët e Mesnatës” dallon si një vepër epokale dhe një realizim brilant i një prej zërave të mëdhenj letrar të kohës sonë.

femijet-e-mesnates

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

3.Robinja – Marcel Proust – Edit Dibra

robinja

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

4.Rrëfenja e shërbëtores – Margaret Atwood – Engjëllushe Shqarri

Rrëfenja e shërbëtores, botuar për herë të parë në 1985, përkthyer në shumë gjuhë, është shitur me miliona kopje në të gjithë botën, duke mos dalë kurrë nga qarkullimi. Njëkohësisht, vepra ka provokuar reagimet e masave, duke u kthyer në një manifest të feminizmit, por edhe duke u censuruar në shumë shkolla amerikane dhe duke ngritur polemika të shumta.

rrefenja-sherbetores

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

5.Të parët tanë: Viskonti i përgjysmuar, Baroni rebel, Kalorësi i paqenë – Italo Calvino – Adrian Beshaj

Ky libër sjell një rrëfim briliant të natyrës njerëzore duke eksploruar arritjen e ekzistencës, aspiratën drejt një plotësie përtej gjymtimeve të imponuara nga shoqëria dhe së fundi, një rrugë drejt një plotësie jo individualiste, që duhet arritur përmes besnikërisë ndaj një vetëvendosjeje individuale.

te-paret-tane

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të gjithë librat kandidatë për çmimet mund t’i gjeni tek Bukinist.al. Librin tuaj mund ta porosisni nga telefoni apo kompjuteri juaj, me një klikim. Nga çdo qytet që ndodheni në Shqipëri, Në Kososovë dhe në çdo shtet tjetër ku ju jetoni.

Juria për ndarjen e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë është e përbërë nga nga znj. Saverina Pasho në cilësinë e kryetares së jurisë dhe anëtarët: Virion Graçi, Vjollca Osja, Laura Smaqi dhe Beti Njuma.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *