Check also

Dhjetë ide për të krijuar mbajtëse librash unike

Për njerëzit që dashurojnë librat dhe letërsinë, librat që ata kanë janë një pjesë e shpirtit të tyre. Çdo  libërdashës ka një vend në shtëpi për t’i vendosur ato. Raftet janë vendi ku të dashurarit pas librave fshehin pasurinë e tyre.

Ditët e sotme, këto rafte plot ngjyra mund të përdoren si dekor perfekt për shtëpinë tuaj.

Ka shumë mënyra të lezetshme për të krijuar një dizajnim të veçantë për hapësirat në shtëpinë tuaj. Do të keni një zbukurim në murin tuaj, dhe më e rëndësishmja do të keni një vend ku mund të vendosni librat tuaj.

Ndoshta ky artikull do t’ju inspirojë për dekorin perfekt me raftet e librave.

1.Rafte librash ylber

Rainbow_Bookshelf

Kjo është një mënyrë interesante për të bërë një dekorim të veçantë. Zgjidhni librat tuaj nga ngjyra dhe vendosini ato në një mënyrë që të krijoni një “ylber”.

2.Rafti i librave pemë.

Bilbao-by-Sebastian-Errazuriz-6

Ju duhen mbajtëse xhami dhe aftësi pikturimi. Mund të vizatoni një pemë në mur për të dhënë idenë sikur ju i vendosni librat në mur.

3.Raft librash mur.

Rainbow_Bookshelf-1

Për ju që keni shumë libra një ide e mirë është të krijoni një raft të madh në mur. Zgjdhni cilën pjesë dëshironi ta dekoroni ndryshe  dhe filloni nga puna.

4.Mbajtëse librash si varëse

il_fullxfull.436375778_11o5

Një mënyrë vendosje e librave që do t’i habisë të gjithë miqtë tuaj kur t’ju vizitojnë.

5.Një mbajtëse librash shumëdimensionale

chaotic-and-dimensional-helix-wall-shelves-1

Muri do të duket si një qiell shumëdimensional dhe do të jetë një dekor unik. Për zyrën apo shtëpinë tuaj.

6.Mbajtëse librash piano

Piano-completed

Nëse keni nje piano që është e vjetër, mund ta shndërroni atë në një mbajtëse librash interesante.

7.Mbajtësja e librave “poshtë shkallëve”

stairs-with-bookshelves_080216_04-800x533

Nëse jeni duke menduar se si ta mbushni hapësirën poshtë shkallëve, ja ku keni zgjidhjen më të bukur që mund të bënit.

8.Mbajtëse librash në karton

02-the-letter-has-it-bookshelf-decor-homebnc

Kartonat e fortë dhe me ngjyrë mund t’i përdorni si një mbajtëse të veçantë librash.

9.Mbajtëse librash kornizë

Bookshelves-20

Përdorini kornizat e vjetra për të mbajtur librat tuaj në një mënyrë që do të duket magjike.

10.Mbajtësja e librave “superhero”

original-batman-bat-shaped-bookshelf-1

Për ata që kanë një super hero të preferuar. Mund të krijojnë më formën simbolike të tij një mbajtëse librash interesante.

 

 

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *