Check also

Flokë më të shëndetshëm me këto ushqime

Për tu kujdesur për flokët është shumë e rëndësishme edhe çfarë konsumohet për tu ushqyer, dhe jo vetëm përdorimi i produkteve te ndryshme,
Sipas dietologëve qelizat dhe proceset që mbajnë flokun të fortë dhe me volum, ndikohen nga dieta e balancuar që mbani. Ndryshimet që vihen re në flokun tuaj, përmirësime apo dëmtime, duan më shumë kohë të vihen re.

Ushqimet që hani sot ju ndihmojnë për të forcuar rrënjët e flokëve dhe skalpin që rrethon qimen, për të patur kështu flokë më të fortë. Këto ushqime të pasura me proteina, ju shërbejnë për të patur një kujdes të plotë për flokët.

1. Arrat
Arrat janë të pasura  me biotinë dhe vitaminë E, të cilat i mbrojnë qelizat nga dëmtimet që mund t’i ndodhin AND-së së tyre. Meqë floku rrallë merr mbrojtje nga dielli, këto ushqyes janë veçanërisht të dobishëm. Arrat përmbajnë dhe bakër, i cili ju ndihmon që të keni një ngjyrë të pasur dhe të shkëlqyeshme të flokut.

2. Salmoni
Është i pasur me vitaminë D dhe proteina dy elemente thelbësore për flokë të fortë, acidet yndyrore omega-3 që gjenden tek ky peshk i shijshëm i ujërave të ftohta, janë çelësi i vërtetë. Organizmi ynë nuk i prodhon dot këto acide, të cilat na nevojiten për rritjen e flokëve. Rreth 3% e qimes së flokut është e përbërë nga këto acide.

3. Midhjet

Midhjet janë të pasura me zink, mungesa e të cilit mund të sjellë rënie të flokëve, si dhe skalp të thatë dhe të copëzuar. Pa proteinat e mjaftueshme, organizmi nuk mund t’i zëvendësojë qimet që ju humbisni përditë në mënyrë natyrale dhe kështu floku juaj do të jetë i thatë i dobët dhe i brishtë.
Dozën e zinkut mund ta merrni edhe nga frutat e thata, bifteku dhe vezët.

4. Vezët

Vezët janë të pasura me proteina dhe me katër minerale bazë: zink, selenium, squfur dhe hekur. Hekuri është veçanërisht i rëndësishëm sepse ndihmon qelizat të përcjellë oksigjenin drejt folesë së qimes së flokut. Mungesa e hekurit është shkaku kryesor i rënies së flokëve, veçanërisht tek gratë.

5. Patatet

Patatet janë një burim i shkëlqyer i antioksidantëve beta, të cilët trupi i kthen në vitaminë A. Asnjë qelizë e trupit nuk arrin të funksionojë pa sasinë e duhur të vitaminës A. Ajo gjithashtu ndihmon për të prodhuar dhe mirëmbajtur vajërat që e mbajnë skalpin të njëtrajtshëm. Mungesa e vitaminës A mund të shkaktojë dhe zbokth irritues.

6. Mishi i shpendëve
Ky ushqim i përditshëm është një burim i shkëlqyer i proteinave dhe i zinkut, hekurit dhe vitaminës B, të cilët e mbajnë fijen e flokut të fortë. Meqë floku është afërsisht i gjithi i përbërë nga proteina, ushqimet e pasura me proteina ju japin themelet për të ndërtuar flokë të shëndetshëm.

7. Boronica
Vitamina C është thelbësore për qarkullimin e gjakut në skalp, si dhe mbron venat e vogla që ushqejnë rrënjët e flokëve. Mungesa e vitaminës C në dietën tuaj, mund të sjellë flokë të brishtë. Ju shërben edhe kivi, patatja, domatja dhe luleshtydhja.

8. Thjerrëzat

Janë të dendura me proteina, hekur, zink dhe biotinë. Këto i bëjnë thjerrëzat një element kryesor si për vegjetarianët ashtu dhe për mishngrënësit.

9. Spinaqi

Hekuri, beta karotenet, folatet dhe vitamina C që gjenden tek spinaqi, e mbajnë rrënjën e flokut të shëndetshme dhe vajrat e skalpit në qarkullim.
Provoni perime të tjera si brokoli, lakra jeshile dhe panxhari i spinaqit.

10. Kosi
Përdorni bulmetra me pak yndyrë si kosi, i cili është i pasur me proteina të dobishme për flokët, vitaminë B5 (acid pantotenik, një përbërës që do e hasni shpesh në etiketat e produkteve kozmetike për flokët) dhe vitaminë D. Studime të ndryshme e lidhin vitaminën D me rrënjët e shëndetshme të flokut por, mënyra e saktë se si ndodh procesi, nuk është ende e qartë.
Mund të konsumoni edhe gjizën, djathin pa yndyrë dhe qumështin pa ajkë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *