Check also

Dyqan Taxi tashmë jo vetëm online, me dyqan fizik në Durrës

Kohët e fundit në vendin tonë ka filluar të flitet dhe të zgjerohen më shumë shitjet online, një mënyrë shumë e thjeshtë për të blerë dhe për të bërë zgjedhjet e duhura, por akoma sfidat që ofron ky sektor në Shqipëri janë të mëdha.

Aktualisht DyqanTaxi është portali më i madh i cili ka mbi 5 vjet në tregun shqiptar dhe numëron qindra porosi në ditë me mbi 50 te punësuar.

Sot ky dyqan online hodhi një hap të rëndësishëm por disi të çuditshme për fokusin që ka. Hapi dyqan fizik në qytetin e Durrësit, një dyqan i cili në pamje të parë do të tregtojë produkte si gjithë të tjerët dhe me oferta të shpeshta, por për drejtuesit e kompanisë Nettrade Albania që menaxhon 8 portale shitjesh online ndër të cilat edhe Dyqan Taxi është krejt ndryshe dhe risi në Shqipëri.

Altin Luli, një prej administratorëve të dyqanit më të madh online në vend tregon për noa.al arsyen përse u hap një dyqan fizik në Durrës.

“Durrësi është qyteti i dytë me më shumë porosi pas Tiranës për portalin tonë online, kështu ne vendosëm të hapim një pikë afër klientëve tanë për ti ofruar më shumë siguri dhe shpejtësi në shërbimin tonë online. Gjithashtu një alternativë tjetër ndryshe nga alternativat aktuale në qytet për blerjet e qytetarëve të Durrësit. Afërsia me Tiranën na bën të jemi më të kujdesshëm dhe të krijojmë më shumë njohuri mbi këtë strategji të re zgjerimi që presim ta implementojmë në 4 qytete të tjera brenda 2017’’ na tregon ai.

Ky dyqan nuk është si dyqanet e tjera fizike në këtë qytet pasi nuk ka një kategori të caktuar produktesh por një variacion shumë të gjerë. Këtu mund të gjenden nga atletet, portofolat dhe deri tek televizorët, celularët dhe së shpejti edhe lavatriçe dhe frigoriferë.

Produktet që do të demonstrohen në këtë dyqan do të ndryshojnë shumë shpesh duke e bërë interesante vizitën në të çdo muaj dhe duke i ofruar qytetit të Durrësit mundësinë e gjetjes së produkteve të veçanta në një pikë brenda qytetit dhe jo jashtë tij ashtu siç ndodh shpesh deri tani.

“Ne nuk po fokusohemi fizikisht përkundrazi, ne po tregojmë një vendosmëri të madhe për të avancuar dhe kapur atë pjesë tregu që i takon sektorit online. Hapja e dyqanit fizikisht e pikërisht për ti ofruar shërbim më të mirë qytetarëve që do blejnë online dhe për t’i dhënë një siguri më të madhe atyre që duan të blejnë tek portalet tona. Kjo pikë jep më shumë siguri për klientët tanë sepse ashtu si pak dyqane e bëjnë ne ofrojmë mundësinë e kthimit të produktit brenda 48 orëve kështu me një pikë fizike në qytetin ku jetojnë qytetarët do e kenë më të thjeshtë ta shfrytëzojnë këtë avantazh.’’ na tregon Valer Pinderi, themeluesi i kompanisë.

Përveç ofertave ekskluzive, gjatë 3 ditëve, në data 10-11-12 çdo blerje që do bëhet në këtë dyqan klientët do marrin pjesë në një shorte ku fatlumit do t’i dhurohet TelevizorElektra LED HD 32’’ si dhe shumë surpriza të tjera në çdo ditë në vazhdim.

Dyqan Taxi do të vazhdojë të ketë fokusin në shitjet online, duke dërguar çdo produkt që ndodhet në website-in e tyre, ku numërohen mbi 50.000 produkte, në çdo vend të Shqipërisë dhe Kosovës.

Sot dhe për 10 ditë rresht vjen me oferta speciale me rastin e hapjes së dyqanit të tyre fizik në Durrës. Shfletoni broshurën këtu, ofertat e vlefshme për të gjithë ata që do bëjnë blerje në www.dyqantaxi.com.

Burmi: noa.al

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *