Check also

5 ide, si të kompozoni dhuratën për një bebush

Kur vendosim që të bëjmë një dhuratë për një mami të rë, për raste lindjesh apo për një babyshower, dëshirojmë gjithmonë ta bëjmë atë sa më të

veçantë. Dhe një nga zgjidhjet që ne bëjmë gjithmonë janë veshjet apo aksesorët e ndryshëm, si peshqirë,  çar çafë… lodra

Për t’i bërë këto zgjedhje më të veçantat, Ide Dhuratash ju sugjeron disa mënyra se si mund të realizoni kompozime unike.

 TORTA ME AKSESORË

Mund të dhurojmë disa aksesorë duke krijuar një tortë ndryshe, jo të ëmbël por funksionale.

Përbërsit që duhen:

-Pelena

-1  çarcaf pambuku me dizenjo të ve çantë

-1 rosak i madh për në vaskë

-3 peceta peshqir, material pambuku me dizenjo të ve çantë

Dhe sigurisht ju duhen për paketimin aksesorë si fjongo për më shumë ngjyra.

SETE CANDY

Një ide tjetër është që të krijoni forma ëmbëlsirash të ndryshme me aksesorë. Mund të krijoni një formë milkshake, formë akullore apo karamele.

Ja çfarë ju duhet?

Për formën si Milkshake: 

2  çar çafë, 1 pipë festive me figurë kafshësh, një gotë e madhe plastike.

Për formën si Akullore:

1 Carcaf per bebe , një peshqir i vogël, një lugë për ushqimin e fëmijës dhe një gotë plastike

Për formën si Karamele:

4 mini peshqir, me dizenjo të ndryshme për të krijuar formën e një karameleje të madhe.

PAKOJA E LEJLEKUT

Mund të realizoni simbolin e lejlekut, cilësuar si fatsjellës kur një bebe shok në shtëpinë e vet.

Ja çfarë duhen:

Një  çarcaf, 9 pelena, letra të lagura. Karfica për të kapur çarcafët. Një figurë Disney që ngjitet në mur ose në krevat.

2 Peshqira të vegjël, një karamele dekorative, një biberon dhe një gushore pambuku. Si edhe fjongo e tyl për paketimin.

MOTOÇIKLETA ME PELENA

Një nga idetë më fantastike është krijimi i një moto çiklete me pelena. Mund të shërbejë si një dekor shumë i ve çantë për ta vendosur në dhomë.

Mund të realizohet për djem, por pse jo edhe për vajza.  Për moto çikletën duhen këto aksesorë:

-çorape pambuku më kafshë pellushi.

-Një rraketake pellushi, 31 bebelino, një mbajtëse qumështi.

-Një lodër pellushi që mund ta zgjidhni për djem ose për vajza. Një komplet  çar çafësh, dy pale grykëse.

-Një pjatë e madhe e cila mund të shërbejë edhe si mbajtëse për motorin, çokollata rrafello, një nuse pashke, 3 tullumbace me helium.

Kështu ju dhuroni gjithë këto aksesorë, të nevojshëm për tu përdorur  çdo ditë po në formën më fantastike.

KREVATI “Baby Sleep”

Mund të krijoni edhe një krevat të vogël “baby sleep”. Ja çfarë duhet?

17 Pelena dhe dy  çarçafë prej pambuku. Një palë  çorape dhe dy gushore. Si edhe një pecetë peshqir me ngjyra.

Ka edhe pafund ide të tjera që Ide Dhuratash sugjeron dhe mund t’i realizojë për ju, përfekte për  çdo detaj të nevojshëm.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *