Check also

Dhëmbë të pastër dhe të bardhë për dy minuta. Furça që ju “këshillon” si të pastroni dhëmbët tuaj

Buzëqeshja e bukur dhe higjena e gojës është e rëndësishmë për çdo njeri. Higjena e gojës parandalon problemet dentare, krijimin e gurëzave, pllakës dentare, kariesit dhe problemeve të tjera. Për kujdesin e duhur është shumë e rëndësishme pastrimi dhe larja e dhëmbëve.

Po aq sa është e rëndësishme furça që përdoret për larjen e dhëmbëve.

Në shumë raste ndodhemi para dilemës nëse duhet të përdorim një furçë manuale dhëmbësh  apo elektrike.

Furçat elektrike janë ato që rekomandohen nga dentistët si një zgjidhje e mirë për dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve. Për t’i pastruar në mënyre efikase.

15_ocg_1_750_kv_v2_pink

Nga dentistët në të gjithë botën, një ndër rekomandimet është furça elektrike Oral-B, si një nga mjetet më të mira për tu kujdesur për dhëmbët , për të pastruar pllakat dhe efektet e tjera të dëmshme.

Lideri botëror i furçave të dhëmbëve, Oral-B siguron një kujdes dhe pastrim të sigurt.  Ju mund të siguroni furçën tuaj elektrike Oral B në çdo moment, Dyqan Taxi e sjell për ju. Mjafton ta porosini atë online në www.dyqantaxi.com për ta marrë më pas direkt në adresën tuaj.

Vjen në një paketë e cila përmban:

Furçë dhëmbësh elektrike, mbajtësin për furçën, si dhe një kuti shumë praktike për higjienën e furçës suaj në udhëtime.

Gjithashtu tek Dyqan Taxi mund të gjeni edhe vetëm kokën e furçës Oral-B.

Furça është me bateri të karikueshme, të cilat mund të punojnë pa u karikuar deri në 7 ditë nëse përdoret 2 herë në ditë nga 2 minuta.

Përfitimet nëse përdoret një furçë elektrike ORAL-B 750

Oral – B 750 PRO është një furçë dhëmbësh elektrike, e provuar klinikisht që ofron një pastrim të sigurt ashtu siç duhet, kundrejt një furçe normale. Dizajni profesional i furçës bën që të rrethojë çdo dhëmb deri në 16 gradë dhe nga pastrimi me teknologjinë 3D rrotullohet dhe pulson për të bërë një pastrim 100 %.

Ju ndihmon për larjen e dhëmbëve në mënyre korrekte, një larje prej dy minutash më një teknikë të rekomanduar, duke pastruar për 30 sekonda çdo pjesë të gojës,  në darkë dhe në mëngjes.

15_ocg_6_750_timer_v2

 

Furça ka një programim dhe ju lajmëron kur arrijnë 30 sekondat e pastrimit.

Ka një opsion dhe dridhet në momentin kur ju duhet ta vendosni tek pjesa tjetër e gojës.

Ky lloj furçimi është i ndryshëm nga furçimi i zakonshëm, sepse furça bën vetë furçimin për ju, mjafton të drejtoni kokën e saj në të gjitha pjesët e gojës.

 

 

Si përdoret furça elektrike Oral – B

15_ocg_2_2000_3d-tech_v2

Hapi i parë:

Drejtojeni kokën e furçës me ngadalë nga njëri dhëmb tek tjetri, duke ndjekur formën e mishrave të dhëmbëve dhe formën e çdo dhëmbi.

Hapi i dytë:
Mos harroni të arrini të gjitha zonat, duke përfshirë sipërfaqet e brendshme dhe atë përtypëse.

Hapi i tretë:
Drejtojeni kokën e furçës përgjatë linjës së mishrave të dhëmbëve. Nuk është e nevojshme të përdorni forcë. Furça e bën gjithë proçesin që duhet vetë për ju.

Oral B është tepër praktike për tu përdorur nga fëmijët, nga personat që mbajnë implante apo tela. Për një larje të plotë dhe pa hasur probleme e vështirësi.

Video ju tregon se si përdoret furça elektrike.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *