Check also

Dëshironi dhëmbë më të bardhë, ja disa këshilla

Dëshira për të patur dhëmbë të bardhë e të bukur është gjithmonë e madhe, por jo gjithmonë është  e thjshtë për ta arritur këtë gjë. Për ti patur dhëmbët në formën më të mirë, nuk mjafton vetëm t’i lash ato. Ja disa këshilla se si mund të arrini pastërtinë dhe bardhësinë që ju dëshironi?

1.Frutat dhe perimet duhet të konsumohen gjithmonë

Mani mollë, luleshtrydhe, selino ose karota, për të pasur dhëmbë të bardhë dhe për të eliminuar aromën e keqe të gojës. Ngrënia e frutave dhe perimeve iu zbardh dhëmbët, por bën mirë edhe për mishrat e dhëmbëve dhe qarkullimin e gjakut.

2.Ndërroni furçën e dhëmbëve çdo tre muaj

Larja e dhëmbëve është gjëja kryesore që duhet të bëjmë për të pasur dhëmbë të bardhë.  Pas tre muajsh përdorimi, furçat bëhen më pak efektive në pastrim dhe kërpudhat dhe bakteret mund të vendosen në fijet e furçës, sidomos pas një sëmundjeje.

3.Shpëlani çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje gojën me uthull molle

Uthulla e mollës largon njollat e forta nga dhëmbët. Përpiquni që të shpëlani gojën tuaj çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje me uthull molle.

4.Luleshtyrdhja jep efektin që dëshironi

Për të zbardhur dhëmbët kjo është një nga mënyrat më natyrale, që iu jep efektin që doni. Shtypini luleshtrydhet duke krijuar një pastë të hollë dhe aplikojeni në dhëmbët tuaj.

5.Përdorni vaj kokosi

Shpëlani dhëmbët me vaj kokosi për të larguar bakteret nga dhëmbët. Vajin e kokosit  mbajeni në gojë për më shumë se 15 minuta, pastaj shpëlajeni me ujë dhe pas kësaj lajini dhëmbët me furçë.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *