Check also

Depilatorët më të mirë për një lëkurë të bukur dhe të lëmuar gjatë verës!

Pranvera ka kohë që ka trokitur dhe vera është gjithashtu në prag…

Dhe në këtë periudhë të vitit kur fillojnë të vishen fundet, fustanet dhe bluzat pa mëngë dhe dekoltetë e hapura, e sidomos kur fillon sezoni i plazhit, një ndër shqetësimet kryesore të femrave mbetet lëkura e tyre, e cila duhet të jetë në çdo kohë perfekte, e bukur dhe e lëmuar.

Dhe sigurisht hapi i parë për këmbë dhe duar të bukura fillon me depilimin sa më të mirë, aq më tepër që vera kërkon një depilim ideal, edhe kur qimet janë ende të shkurtra.

Dyqantaxi.com na rekomandon disa nga modelet dhe markat më serioze në treg për depilatorët që ju mundësojnë të kujdeseni në çdo moment edhe për pjesët më delikate të trupit tuaj.

Falë këtyre depilatorëve, pjesa më e madhe e të cilave kanë deri në 2 vite garanci, ju do të keni një lëkurë të lëmuar gjatë gjithë kohës, duke mos e kufizuar kështu veten të visheni ashtu siç dëshironi.

  1. Set Depilator Philips me 2 pajisje

Përmes këtij seti depilatorësh origjinal Philips, lufta kundër qimeve do të jetë tashmë shumë e lehtë dhe pa dhimbje. Falë dy pajisjeve, ky depilator është ideal për të gjitha pjesët e trupit, madje edhe në zonat më delikate, dhe me rezultate që zgjasin deri në disa javë.  philips

  1. Depilator Philips me pickatore prej çeliku

Ky është një depilator origjinal Philips, i cili është i pasjiur me 24 pickatorë çeliku,  që mundësojnë heqjen e qimeve në rrënjë pa e acaruar lëkurën dhe e lë atë të butë për një kohë shumë të gjatë.philips me celik

  1. Strisha për depilim me xhel Aloe Vera

Një mënyrë tjetër tepër efikase për të hequr qimet në rrënjë përmes dyllit, në kushtet e shtëpisë. Paketimi përmban 20 strisha për depilim, të pasura me Aloe Vera në formë xheli.strisha aloe vera

  1. Depilator Remington I-Light

Një depilator origjinal Remington i cili përdor teknologjinë Intense Pulse Light, të njëjtën teknologji që përdorin edhe qendrat estetike për heqjen e qimeve. Ai i largon qimet në mënyrë tejet efikase duke e lënë lëkurën  të butë për plot 6 muaj. Mund të përdoret në çdo pjesë të trupit. remington

  1. Krem depilues me aromë trëndafili

Depilimi përmes kremit është një zgjidhje e shpejtë dhe e thjeshtë për të arritur një lëkurë të lëmuar vetëm brenda 5 minutave . Kremi mundëson heqjen e qimeve edhe në zonat më delikate të lëkurës duke mos krijuar asnjë irritim.krem depilues

Për të parë listën e plotë me 41 modelet e depilatorëve që disponon  Dyqantaxi.com, klikoni këtu.

Burimi : LadyAlbania 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *