Check also

Dashuria duhet treguar…por si?

Veprat flasim në shumë se fjalët, shpesh do t’i themi edhe vetes, mirëpo a do të aplikojmë të njëjtën gjë edhe në dashuri? Ekspertët thonë që meshkujt do të duhej të bënin pikërisht këtë. Meshkujt janë fjalërëndë, edhe pse zakonisht të parët i thonë dy fjalët e magjishme “të dua”, pastaj këto fjalë vështirë u dalin nga goja.59f3455d5142c104bdad-780x439

Mirëpo, meqë veprat flasin më shumë se fjalët, ekspertët rekomandojnë disa çështje patjetër duhet t’i bëni në mënyrë që të dashurës suaj t’ia shprehni dashurinë. Nuk duhet harruar se një martesë e lumtur lidhet me dashurinë. Është koha e duhur t’i shfaqni, demostroni bashkëshortes dashurinë tuaj për të pasur një jetë sa më të lumtur bashkëshortore. Dhe nuk është aq e vështirë sa duket. Ja dhjetë rrugë për t’i folur bashkëshortes tuaj për dashurinë.

1. Mos kërkoni pretekste për të treguar dashurinë tuaj

Mbani dorën e bashkëshortes dhe buzëqeshini duke e shikuar drejt në sy. Kjo do t’i pëlqejë dhe do ta bëjë të ndihet e vlerësuar.shutterstock-happy-couple

2. Përpiquni t’ia përsërisni shpesh dhe përzemërsisht fjalën “të dua”

Mos mendoni “Pse t’ia them? Sido që të jetë e di”.

3. Tregohuni të gatshëm për të ndarë pak kohë me familjen

Mos prisni që gruaja të bëjë të gjitha punët. Ndihmojeni në punët e shtëpisë pa jua kërkuar ajo.

4. Mos u mërzisni nga dëgjimi i ëndrrave të saj dhe përpiquni t’ia realizoni

Vendosni para vetes disa objektiva për të arritur dëshirat tuaja si çift.

Portrait of couple enjoying together while romancing in bed

5. Bëni atë që nuk e bëjnë shumë burra dhe kujtoni ditët e rëndësishme bashkë me detajet përkatëse

Krahas ditëve të veçanta si përvjetorët, ditëlindjet. Nëse kujtoheni dhe për hollësi tjera si lulet e preferuara dhe çokollatat do të arrini një surprizë më të këndshme.

6. Çuditeni bashkëshorten

P.sh një propozim për darkë jashtë pa pasur asnjë shkak ose dhurata më të vogla do të mjaftojnë për t’i fituar zemrën.5-2

7. Dëgjoni alternativat e zgjidhjeve të saj përballë çfarëdolloj problemi

Shfrytëzoni mendimet dhe eksperiencën e saj. Nëse veproni gjithnjë sipas mendimit tuaj kjo do të shkaktojë një ndjenjë mosbesimi tek ajo dhe do të ndihet e pavlerësuar.

8. Tregohuni tolerantë ndaj gabimeve. Hiqni dorë nga nervozizmi për gjëra të vogla

Një fjalë e thjeshtë e thënë gjatë grindjes mund të hapë plagë të thella, shërimi i të cilave është shumë i vështirë. Gratë falin por kurrë nuk harrojnë. Këtë mos e harroni.

9. Nëse e keni fyer apo ofenduar përpiquni t’ia fitoni zemrës pa humbur kohë

Nëse do t’ia lini kohës mund të përballeni me zemërime më të mëdha.tulips

10. Tregojini që jeni gjithnjë me të dhe mbështesni çdo vendim të saj

Mbani fjalën e dhënë. Cilësia më e rëndësishme që kërkon një grua tek burri është besueshmëria.

Burimi : Telegrafi

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *