Check also

Çfarë të vishni në zyrë gjatë verës?

Vera është stina që pëlqehet me së shumti për shkak të kënaqësive të shumta që ajo ofron: motit të ngrohtë, veshjet e holla, plazhi, mbremjet e bukura nën qiell të hapur. Por nëse do tju duhet të punoni dhe të qëndroni mbyllur brenda në zyrë nga mengjesi deri në pasdite nuk do mund të përjetoni të gjitha gëzimet e stinës. Kjo është periudha ku i nxehti na privon nga shumë veshje dhe mund të krijohen probleme serioze me stilin e të veshurit për në zyrë. Më poshtë janë disa këshilla stili për tu veshur në zyrë gjate stinës së verës.

1. Zgjidhni materialet të lehta – Pothuajse të gjitha copat për veshjet e zyrës duhet të jenë të lehta, provoni një përzierje pambuku apo mëndafshi.

2. Ekuilibrohuni me veshjen tuaj – Kur vendosni për pantallona të shkurtra dhe pëlqeni të visheni mirë, kombinoni një këmishë me mëngë të gjata që edhe mund t’i përvishni (sigurisht nëse ka kondicioner në zyrën tuaj)

kemishe-sharmante-e-bardhe

 

3. Vishuni hollë si për një ditë të nxehtë – Fustanet jane gjithmone nje zgjedhje e zgjuar në verë.

4. Edhe pse është shume vapë, zgjidhni gjatësi poshtë gjurit – Kjo është alternativa më e sigurtë. Një fustan me prerje pas trupit, poshtë gjurit është perfekt per punë zyre.

5. Fund i shkurtër por brenda normave – Kujdes me gjatësinë! Duhet të ruani klasin dhe masën. Për të fiksuar gjatësinë e përshtatshme, vendosni të dyja duart drejt, poshtë, derisa të prekni kofshët, bashkojini gishtat. Fundi i veshjes duhet të arrijë vetëm nën majat e gishtërinjve. Mos guxoni më shumë se kaq!

6. Flokët e kapur ju ndihmojnë shumë në ditët e nxehta – Produktet në foto janë perfekte per disa modele flokësh. Topuzi është kapja me “IN” e momentit dhe shumë i përshtatshëm për në zyrë.

7. Trendet e reja të fustaneve – Fustanet, pa ato s’mund të rrimë dot. Shikoni më poshtë trendet e reja të fustaneve që mund t’i vishni në zyrë.

Burimi : Bright Side

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *