Check also

Aksesorët e telefonit që duhet të keni me vete në pushimet verore

Po bëheni gati për pushimet tuaja verore dhe keni filluar të numëroni ditët mbrapsht nga padurimi për t’u larguar nga përditshmëria, për t’u shplodhur anës detit e për t’u argëtuar e vizituar vende të reja ? Sigurisht, në këtë periudhë çdokush e ka mendjen te pushimet…

Por telefoni juaj asnjëherë nuk shkon me pushime, pasi ai ju shoqëron në çdo moment duke ju mundësuar komunikimin me miqtë e të afërmit tuaj, duke ju informuar e ju lidhur me rrjetet sociale, dhe sigurisht ai është gjithmonë me ju për të fotografuar e filmuar momentet tuaja më të  bukura ))

Prandaj, ju nuk do të donit që për asnjë moment t’ju linte bateria e telefonit tuaj,  të paktën të mos ndodhin “surpriza” të tilla të pakëndshme gjatë ditëve tuaja të pushimeve.

Për këtë arsye, Dyqantaxi.com ka pregatirur veçanërisht për sezonin e verës disa sete me çmime fantastike për aksesorët e telefonit, ku përfshihet çdo gjë që ju nevojitet gjatë pushimeve:

Ja disa nga setet dhe aksesorët e telefonit aq të nevojshme gjatë verës:

Set 3 në 1: Bateri e jashtme, shkop selfie dhe qese kundra ujit

Çdo gjë që ju nevojitet për një telefon gjithnjë të karikuar, përmes  baterisë së jashtme shumë praktike e me përmasa të vogla. Ndërkohë shkopi për selfie lidhet me çdo telefon Apple ose Android dhe ka një gjatësi  21 cm që mund të hapet deri në 100 cm. Ndërsa qesja e telefonit kundra ujit përshtatet me çdo smartphone, është transparente, ka mbyllje hermetike dhe është e pajisur me një lidhëse për t’u mbajtur në qafë.

bateri e jashtme

Sete të tjera 3 në 1 me bateri të jashtme, shkop selfie dhe qese kundra ujit, mund të gjeni këtu ku mund të zgjidhni nga modelet e ndryshme të kombinimeve, ku bateritë e jashtme variojnë jo vetëm nga ana e dizajnit dhe kapacitetit, por edhe me 1 ose 2 porta USB, sipas nevojave tuaja.

Gjithashtu, nëse keni nevojë vetëm për bateri të jashtme, pasi nuk ju mungojnë aksesorët e tjerë, më poshtë po ju rekomandojmë disa nga  nga modelet më praktike:

Bateri e jashtme me 1 portë me kapacitet të lartë karikimi

Kjo është një bateri ideale nëse do të keni udhëtime të gjata apo nëse e përdorni shumë telefonin apo pajisjet tuaja elektronike, pasi ajo ka një kapacitet prej 5200 mAh dhe karikon celularin mbi 2 herë të plota.

intenso

Bateri e jashtme telefoni me 1 portë në formë buzëkuqi

Bateri e Jashtme me kapacitet 2400mAh, e cila kakrikon telefonin tuaj  1 herë të plotë. Është shumë e vogël, në formë buzëkuqi, me përmasa 9 cm x 2 cm, me një portë USB e  përshtatshme për çdo lloj telefoni.

bateri buzekuq

Bateri e jashtme telefoni me 2 porta

Kjo bateri e jashtme ka 2 porta USB për të karikuar dy pajisje njëkohësisht dhe është e përshtatshme për smartphone, MP3, GPS apo tabletë. Ka kapacitet 4400 mAh dhe e karikon baterinë e celularit 100% deri në 2 herë të plota. Gjithashtu ka veshje alumini rezistente, për mbrojtje nga goditjet.

bateri 2 usb

Burimi: Lady Albania

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *