Check also

8 aksesorët e nevojshëm për smartphonin tuaj

Sot komunikimi përmes telefonave celularë është bërë një pjesë e pandashme e jetës dhe e kemi thuajse të paimagjinueshme se si mund të ishte jeta jonë pa smartfonin që e kemi gjithnjë me vete. Ai na mundëson lidhjen në kohë reale me familjarët, miqtë dhe kolegët tanë si dhe na ndihmon të jemi të informuar rreth çka ndodh në botën rreth nesh.

Sipas Dyqantaxi.com, dyqani online më i madh në Shqipëri dhe Kosovë, bazuar në kërkesat dhe nevojat e pjesës dërrmuese të shoqërisë për ta pasur telefonin gjithnjë e kudo me vete, gjigandët e teknologjisë globale kanë krijuar disa aksesorë tejet të domosdoshëm dhe utilitarë për smartphone, që na ndihmojnë në jetën dhe punën  tonë të përditshme.

Ja cilët janë 8 aksesorët më të nevojshëm për këdo që ka smartphone:

  1. Bateritë e jashtme të telefonit

Për shkak të volumit të madh të komunikimit dhe të aplikacioneve të instaluara në telefonin celular, bateria e telefonit harxhohet shpejt, prandaj na lind nevoja për bateri të jashtme, e cila mundëson karikimin deri në 6 herë të baterisë së telefonit, duke qënë një zgjidhje ideale për personat që janë shpesh në lëvizje apo udhëtime dhe nuk kanë mundësi të karikojnë shumë shpesh telefonin e tyre.bateri e jashtme

  1. Kufjet Bluetooth

Kufjet Bluetooth  janë tashmë një domosdoshmëri për të pasur një komoditet sa më të lartë në punën tuaj me telefonin.  Ato lidhen me PC, smartphone ose tabletë nëpërmjet bluetooth dhe janë ideale si për personat që duan të kenë një audio sa më cilësore kur komunikojnë me telefon, por edhe për personat që janë në lëvizje apo në makinë pa rrezikuar sigurinë dhe ligjin.kufje bluetooth

  1. Ora inteligjente

Ora inteligjente është një zgjidhje perfekte për të gjithë personat që kanë një jetë aktive. Ato lidhen me telefonat Android dhe iOS dhe shpesh mund të perdoren si një Smartphone falë vendit për kartë SIM. Gjithashtu këto ora Smart mund të lidhen me bluetooth me telefonin tuaj në mënyrë që të njoftoheni  kur keni një telefonatë, mesazh apo notifikime të tjera. Orat smart janë gjithashtu ideale edhe për të mbajtur trupin në formë apo për personat që merren me palestër pasi ato mund të masin hapat, monitorojnë aktivitetin fizik, masin rrahjet e zemrës, kohën e kaluar në gjumë etj.ora inteligjente

  1. Shkop për selfie

E kujt nuk i duhet një shkop për selfie? Të gjithë ata që udhëtojnë dhe duan të kenë kujtime sa më të bukura nga vendet që vizitojnë, shkopi për selfie është një aksesor mjaft i nevojshëm dhe shumë praktik, pasi lidhet me smartphone tuaj Android ose  iOS dhe ju mundëson të realizoni fotot më të bukura!selfie stick

  1. Mbajtëse smartphone për makinë

Ky është një aksesor shumë i domosdoshëm për të gjithë ata që udhëtojnë shpesh me makinë.  Një aksesor i tillë, i kapur te timoni i makinës suaj do ta shndërronte fare lehtë telefonin tuaj në një GPS të vërtetë.mbajtese

6. Boks Bluetooth 

Përmes boksit bluetooth telefoni juaj smartphone, mp3/mp4 apo tableta juaj do të ketë volumin e duhur audio për të krijuar një atmosferë të vërtetë festive kur jeni me miqtë. Shumica e këtyre boksave janë operativë pa fisha deri në 5 orë dhe janë të përshtatshëm edhe për biseda telefonike falë mikrofonit të integruar.boks bluetooth

     7. Mini tastierë Bluetooth

Mini Tastiera me bluetooth është shumë e nevojshme për ta bërë me efiçiente punën me smartphone apo tabletën tuaj. Është e vogël dhe është standarte në gjuhën anglisht.  mini tastiera

  1. Mbajtëse sportive për telefonin

Një mbajtëse për telefona deri në 5 inch, e cila vendoset tek krahu duke ju mundësuar të kryeni aktivitetet tuaja pa u shqetësuar nga telefoni. Ka një mbrojtëse speciale transparente për ekranin që mundëson përdorimin e telefonit, si dhe ka hapësirë për të vendosur fishat që ju nevojiten.mbajtese sportive

Burimi : LadyAlbania

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *