Check also

5 modelet më “In” të sandaleve dhe këpucëve për kombinime elegante gjatë verës

Vera është një ndër stinët më të bukura përsa i përket modës, pasi është stina e larmishmërisë së ngjyrave dhe fantazisë në kombinime.

Nëse jeni duke menduar se çfarë modele sandalesh dhe këpucësh janë më të përshtatshme në këtë stinë, në këtë artikull po ju sjellim disa këshilla për të realizuar kombinimet ideale duke ruajtur njëkohësisht elegancën dhe komoditetin në stilin tuaj të veshjes.

Në një larmishmëri me rreth 30 modele sandalesh dhe këpucësh të cilat i gjeni te Dyqantataxi.com, po ju sjellim një përzgjedhje me 5 modelet e sandaleve dhe këpucëve  më “In” të këtij sezoni, me anë të të cilave mund të kombinoni me shumë stil çdo veshje tuajën.

Këto modele mund të bëhen tuajat vetëm me një klikim ose telefonatë në Dyqantaxi.com dhe ato mbërrijnë në adresën tuaj brenda pak orëve në Shqipëri dhe rrethe.

  1. Këpucë elegante me takë të hollë

Këpucë shumë elegante, ideale për t’u kombinuar me funde dhe fustane në rastet tuaja të veçanta ku dëshironi të ruani një stil sa më Chic. Të disponueshme në ngjyrë të kuqe, të zeza dhe bezhë, për t’u përshtatur me çdo veshje tuajën.

kepuce elegante me take te holle

2. Këpucë stileto me lidhëse

Këpucë stileto me takë të hollë dhe lidhëse, të disponueshme në ngjyrë të zezë dhe të bardhë. Ideale për t’u kombinuar me funde apo fustane të shkurtra ose treçerekëshe, si edhe me veshje më casual të tipit xhins, pasi bëjnë që veshja juaj të duket shumë moderne dhe sexy.

kepuce stileto me lidhese

 

3.Sandale të zeza elegante me rripa

Sandale elegante me rripa me një takë shumë fine, të cilat mund të kombinohen thuajse me çdo veshje, duke i dhënë finesë, elegancë dhe njëkohësisht komoditet kombinimeve tuaja verore.

sandale elegante te zeza

4. Këpucë ngjyrë mustardë me takë katrore

Këpucë chic dhe njëkohësisht shumë komode për t’u përdorur për çdo ditë, pasi kanë një takë të trashë, e cila nuk e lodh këmbën. Me këtë ngjyrë të verdhë mustardë do të dukeni shumë trendy  dhe do të mund t’ju shtoni edhe më shumë kolorit veshjeve tuaja verore.

kepuce me ngjyre mustarde

5. Sandale të zeza lëkure

Sandale me lëkurë origjinale, me takë të shkurtër dhe shumë komode. Ato janë perfekte për përditshmëri dhe përshtaten me veshjet nga më seriozet deri tek ato më casual.

sandale te zeza lekure

 

Burimi: Lady Albania

http://goo.gl/qFRfRw

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *