Check also

10 librat me historitë më të bukura të dashurisë në të gjitha kohërat

Librat e dashurisë

Jemi në muajin e dashurisë, ndaj ju paraqesim librat me historitë më të forta e pasionante të dashurisë. Janë dashuri në kohë të vështira, dashuri tragjike, dashuri të periudhave të ndryshme historike, histori për të cilat vitet kanë treguar të jenë të pakohë – të gjitha për t’u shijuar përgjatë këtij muaji.

1.Doktor Zhivago – Boris Pasternak

doktor-zhivago

Asnjë histori dashurie nuk mund të jetë më epike sesa saga magjepsëse ruse “Doktor Zhivago”, në të cilën një trekëndësh dashurie zhvillohet përgjatë viteve të trazuara që pasuan pas Revoluvionit rus. I detyruar nga qeveria sovjetike për të refuzuar çmimin Nobel, Boris Pasternak e përfundoi novelën e tij pa e ditur asnjëherë nëse do e shihte atë të botuar. Fatmirësisht për ne, romani mbijetoi, për të prekur jetën e mijëra lexuesve me historinë e Larës, burrin të saj të kthyer nga revolucioni dhe Doktor Zhivagos.

2.Dashuri në kohërat e kolerës – Gabriel Garcia Marquez

dashuria-ne-koherat-e-koleres

Roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuritë e mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër, Gabriel Garcia Marquez ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta ruajnë thellë në zemër si diçka të shtrenjtë dhe do ta kujtojnë gjithmonë.

3.Gruaja e njeriut që udhëtonte në kohë – Audrey Niffenegger

gruaja-e-nje-njeriu-qe-udhetonte-ne-kohe

Kjo është historia fantastike e Henry DeTamble, një librar simpatik i cili në mënyrë të pavullnetshme udhëton nëpër kohë, si dhe e Clare Abshire, një artiste, jeta e së cilës merr një kthesë të papritur. Marrëdhënia pasionante e të dyve vazhdon në detin e kohës dhe dy të dashuruarit gjenden në një kurth romantik të pamundur. Një vepër magjepsëse mbi fatin dhe besimin te madhështia e dashurisë.

4.Gruaja e togerit freng – John Fowles

gruaja-e-togerit-freng

Ndër librat bestseller më të dashur në botë, “Gruaja e togerit frëng” është një nga romanet më interesante të letërsisë angleze bashkëkohore, në të cilin shkrihen mjeshtërisht ëndrrat joshëse dhe realiteti zhgënjyes. Çarls Smithson, një burrë i ri në prag martese, që gëzon një pozitë shoqërore për t’u pasur zili, njihet krejt rastësisht me Sara Udrafin, teksa ajo vështron detin, e vetmuar. Romanca e tyre do të sfidojë rregullat mbytëse të shoqërisë së asokohshme, e jo vetëm ato…

5.Dashnori – Marguerite Duras

dashnori

“Dashnori”, një nga veprat më tronditëse të letërsisë franceze, por edhe asaj botërore. Duras lëviz në drejtim të artit gjithnjë e më e zhveshur dhe të një frymëzimi në të cilin autobiografia çlirohet nga pëlhurat e saj të fundit. Historia më e bukur e letërsisë së Duras, vendosur në Indokinë, aty ku ajo kaloi rininë e saj, është një variant i Lolitës, në të cilin një vazjë e re franceze çon drejt shkatërrimit famijen e dashnorit të saj kinez të moshuar dhe të pasur.

Posts not found

6.Gra të dashuruara – D. H. Lawrence

gra-te-dashuruara

Historia komplekse mes dy grave dhe dy burrave, dy çifteve: Xherald-Gadran dhe Birkin-Ursula, marrëdhëniet mes të cilëve shndërrohen pak nga pak nga miqësia në dashuri, e më së fundi, në pasion. Dhe dora-dorës që shpaloset historia aq e ndërlikuar e dashurisë së këtyre katër personazheve, mes aq shumë mospajtimesh për domethënien e dashurisë e rolin e seksualitetit, e po ashtu, mëdyshjesh për lidhjen e dashurisë me pushtetin e dominimin, D. H. Laërence na sjell një nga romanet e tij më të bukur, duke hetuar anët më të fshehta të shpirtit njerëzor, përkundrejt sfondit të Anglisë puritane të pjesës së pare të shekullit të XX.

7.Damka e turpit – Nathaniel Hawthorne

damka-e-turpit

Romani është i bazuar në një historitë vërtetë. Ndjenja e fajit që i vishet me dhunë gruas kurorëshkelë i përngjan në mënyrë të frikshme fjalëve dhe sjelljeve dënuese që shoqëria jonë ‘moderne’ hedh mbi grate dhe vajzat që janë në natë pamartuara. Romani tregon historinë e Ester Prinit, e cila pasi lind vajzë pas një lidhjeje jashtëmartesore, vendos të ndërtojë jetë të re, bazuar mbi pendimin dhe dinjitetin e gruas së pavarur. A do t’ia dalë me mëkatin mbi shpinë, në mes të hipokrizisë dhe të presionit të një shoqërie puritane?

8.Tesi D’erbervileve – Thomas Hardy

tesi-d-erbervileve

Ky libër është botuar për herë të parë më 1891 dhe është një nga historitë më prekëse ku flitet për ndjenjat e një vajze të re. Ëshë jeta e një vajze të re, e shkatërruar ngadalë, por parreshtur jo nga armiqtë e saj, por nga njerëzit që thonë se e duan. Trishtohesh nga fakti se gabimet shihen, gabimet ndodhin dhe njeriu nuk është i aftë t’i ndalojë. Tesi është një vajzë që e mbyt lumturinë. Jeta e saj mund të ishte kaq e lumtur, por njeriu i duhur për të është i pavendosur, ndërsa burri i gabuar e gjen i pari

Posts not found

9. Xhejn Er – Charlotte Brontë

xhejn-er

Kjo është historia e një jetimeje të zgjuar dhe plot temperament, megjithëse trupvogël e shëmtaraqe. E abuzuar dhe e braktisur nga të afërmit e saj, heroina jonë lufton e patundur për një jetë të pavarur e dinjitoze. Xhejni do të kërkojë lumturinë me ngulmin e një shpirti rebel, por pa pranuar kurrë të bëjë kompromis me moralin e saj. Rrëfimi i apasionuar rrotullohet rreth historisë së dashurisë së Xhejn Erit, me punëdhënësin e saj, zotin Roçester, një aristokrat arrogant dhe hijerëndë. I lavdëruar nga Ëilliam Makepeace Thackeray si “kryevepra e një gjeniu të madh”, romani “Xhejn Er” konsiderohet ende sot, më shumë se një shekull më vonë, një nga veprat më të hijshme të letërsisë angleze.

10.Lehtësia e Padurueshme e Qenies – Milan Kundera

“Lehtësia e Padurueshme e Qenies” është romani më i famshëm i autorit çek Milan Kundera. Një roman i raporteve seksuale vendosur në një periudhë politike të pasigurtë. Me përshkrimet e tij filozofike të burrit, dashnores dhe doktorit donzhuan që i bashkon ato, romani është dhuruar mijëra herë si një dhuratë për të dashurit e zemrës si një simbol i ndenjave të tyre, roman që mbetet një nga trajtuesit më real të dashurisë së të rriturve dhe komplikimeve të saj.

Përgatiti Dorina Allamani

Comments are closed.