Check also

10 ide unike për dhurata për të sapolindurit

Ardhja në jetë e një fëmije është një gëzim dhe lumturi e shumë e madhe për prindërit, familjarët dhe miqtë e të afërmit e bebes së sapolindur. Dhe ky moment shoqërohet gjithmonë me shumë urime dhe dhurata për beben.

Nëse keni edhe ju një rast të tillë dhe ende nuk keni vendosur për dhuratën e duhur, Idedhuratash.al na sugjeron plot disa ide unike dhuratash për të sapolindurit, të cilat mund t’ju vijnë në adresën tuaj në të gjithë Shqipërinë, vetëm me një klikim ose me një telefonatë, dhe pa pasur nevojë për kartë krediti, pasi mund të paguani në dorëzim.

Ja disa nga idetë e dhuratave që na sugjeron Idedhuratash.al:

  1. Albumi i personalizuar i bebit

Çdo hap, çdo moment e çdo fjalë të parë të bebit prindërit duan ta ruajnë përgjithmonë si kujtim. Prandaj një album fotografie i personalizuar për vogëlushin/en e sapolindur është një ide fantastike dhe shumë e nevojshme.  Ky është një album i cili pregatitet me porosi në mënyrë artizanale, në varësi të preferencave tuaja (emri i bebit, ngjyrat dhe stili që ju dëshironi).album per bebin

  1. Shporta e madhe e bebit

Kjo është një shportë e madhe e mbushur me dhurata për një bebe të porsalindur apo për një festë baby shower dhe mund të përshtatet në dizajn për vajza dhe për djem. Shporta përmban një set me produkte gjermane të kremrave dhe shampove të nevojshme për bebin, panolina, çorape si dhe një arush të madh pellushi, dhe është e paketuar në një mënyrë unike dhe e dekoruar me trëndafila.shporta e bebit

  1. Kartolinë e personalizuar për bebin

Një kartolinë pop-up e pregatitur në mënyrë artizanale dhe e personalizuar me emrin dhe dedikimin që dëshironi per beben, si dhe e dekoruar me detaje unike. Kartolina vjen me kutinë e vet përkatese për ta bërë dhuratën tuaj akoma më speciale.kartoline per bebe

  1. Set biberoni në karrocë

Nje set i kombinuar në një karrocë artizanale të dekoruar në mënyrë unike për nevojat e bebit, i cili përmban një biberon shishe me dizajn me gjirafë, një biberon pacifier si dhe një mbajtëse biberoni me dizajn me lepurush.biberon ne karroce

  1. Shkronja të personalizuara prej druri

Një tjetër ide shukmë e bukur dhe unike për dhuratë: gërma e parë e emrit të bebes së porsalindur,  e personalizuar me detaje të bukura në material druri dhe dizajn unik, sipas preferencave tuaja.shkronja prej druri

  1. Kuti shpërthyese me këpucë për bebe

Nje kuti e personalizuar dhe me dizajn unik për një bebe të porsalindur. Në  qendër kutia ka 2 këpucë të vogla konfeti me karamele dhe ju lejon ta personalizoni atë me 2 foto dhe 2 mesazhe në brendësi te faqeve.kuti me kepuce per bebe

  1. Motoçikletë me arush dhe pelena

Një dhuratë shumë unike për beben e porsalindur, e cila mund të përshtatet në dizajn për vajza dhe për djem. Motoçikleta përmban 1 arush pellushi, 30 pelena Eve Baby 0-3 muajsh, 2 çarçafë 100% pambuk, 1 shishe me biberon,1 raketake pellushi, 1 pale çorape 100 % pambuk dhe2 grykore pambuku me dizenjo.motociklete me arush

  1. Set Baby Box

Një kuti e gjitha për bebin me aksesorë origjinalë të markës APPLE baby për nevojat e përditshme. Seti përmban: set tas në formë kupe me mbyllje hermetike + luge dhe pirun, kruajtese dhëmbësh silikon me ujë në forme poni lëkundës, gotë-biberon me mbajtëse anësore si dhe një biberon pacifier per 0-6 muajsh me personazh.set baby box

  1. Monitorues audio për bebin

Për prindërit kontrolli i bebit të porsalindur dhe siguria për mirëqënien dhe gjumin e tij është shumë e rëndësishme. Prandaj ky monitorues është një një produkt tejet i nevojshëm për prindërit e bebes, që u jep atyre mundësinë të monitorojnë foshnjen në largësinë nga 30 deri në 60 metra.monitorues per bebin

  1. Torta të personalizuara për bebin

Torta të personalizuara me tematika të ndryshme, të tilla si: torta me krevat bebi, torta me atlete bebi, apo torta me këmbët e bebit do të ishin një mënyrë unike dhe shumë e ëmbël për ti uruar mirëseardhjen në jetë  foshnjes së porsalindur.torta per bebin

Burimi : LadyAlbania 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *